×
  • Lajme
  • Lajme

    50 ditë si kryeministër, Albin Kurti u prit vetëm në Shqipëri

    Reporteri
    27 Mars 2020 | 12:45

    Tash ai do të shërbejë si Kryeministër në detyrë. Pra nuk është një kryeministër i plotë. Si rrjedhojë, edhe veprimet i ka më të kufizuara. 50 ditë si Kryeministër, Albin Kurti u prit me entuziazëm e me kureshtje edhe nga Evropa e vende të tjera.


    Se si do të prezantohej në botë, dëshironin ta shihnin të gjithë. Por, Kurti nuk e pati këtë fat. Në kaq ditë sa qëndroi në kryeministri, ai patoi vetëm një vizitë shtetërore, dhe atë në Shqipëri.

    Atje u prit me nderime të larta. Asnjë shtet tjetër nuk e vizitoi ai, në një vizitë shtetërore, kur pritet edhe nga homologu, shkruan Reporteri.

    Kryeministri Kurti pati edhe një vizitë në Munich e në Londër, por ato ishin pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare e ku kanë marrë pjesë edhe kryeministra e presidentë.

    Tepihun e kuq, ai e shkeli vetëm në Prishtinë, kur pranoi detyrën dhe kur ishte në vizitë në Shqipëri.

    Tani që ai është në dorëheqje, shtetet janë mbyllur, pasi një pandemi ka goditur botën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!