×
  • Lajme
  • Lajme

    50 vajza të mitura u bënë nëna për herë të parë në 2021

    Reporteri
    31 Dhjetor 2021 | 22:05

    Viteve të fundit është rritur numri i rasteve të bashkëjetesave martesore të personave nën moshën 18- vjeç.

    Kësisjoj, vetëm këtë vit 49 vajza të mitura, nën moshën 18 vjeçare, janë bërë nëna.

    Drejtori i Gjinekologjisë në QKUK, Jakup Ismajli, për IndeksOnline tha se vajza më e re që ka lindur në vitin 2021 ka qenë në moshën 14 vjeçare.

    “Në moshën 14 vjeçare kanë qenë 2 lindje, 15 vjeçare 4 lindje, 16 vjeç 10 lindje dhe 17 vjeç 33 lindje.

    Shumica kanë qenë lindje normale por ka pas edhe lindje me prerje cezariane, ato të moshës 14 dhe 15 vjeç”, konfirmoi ai.

    Sipas tij, për secilin nga këto raste lajmërohet policia, prindi, dhe punëtorët social.

    Sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF, një vajzë nën 18 vjet, është pesë herë më shumë në rrezik të vdesë gjatë shtatzënisë apo lindjes, se sa një grua në të 20-at.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!