503 mijë doza të vaksinës antiCOVID kanë arritur sot në Kosovë.
Ky është donacion nga Ambasada amerikane përmes kompanisë COVAX.
Kjo është bërë e ditur nga programi UNICEF në Kosovë.
Nga ky program u është bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.
“503,100 doza të vaksinave anti COVID-19 arritën në Prishtinë sot, donacion nga Ambasada Amerikane përmes COVAX-it me mbështetje nga UNICEF-i. Vakcinohu BashkëIaDalim”, thuhet në njoftim.
Ndryshe sot pritet që të arrijnë edhe rreth 53 mijë doza të vaksinës antiCOVID nga lloji ‘Pfizer’.
Këto vaksina janë në kuadër të marrëveshjes së Qeverisë së Kosovës me kompaninë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.