Drejtori i Gazetës Online “Reporteri.net”, Bekim Kabashi ka folur për raportimet se është refuzuar projekti i MCC-së për tubacionin e gazit natyror në Kosovë dhe në lidhje me deklaratën ekskluzive të ambasadës amerikane në Prishtinë për Gazetën Online Reporteri.net.
Kabashi në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Politiko” të Kanal 10, ka thënë se Ambasada Amerikane në Prishtinë i tha të gjitha sot në përgjigjen për Gazetën Online Reporteri.net rreth projektit të MCC-së.
“Kohëve të fundit është diskutuar shumë për siç është thënë gazin amerikan por nuk kemi pasur fare një deklarim të amerikanëve, as Ambasadës amerikane në Kosovës madje dhe qeveria ka qenë e rezervuar për këtë temë”, ka thënë ai në Kanal 10.
Kabashi ka sqaruar edhe deklaratën ekskluzive të Ambasadës Amerikane për Gazetën Online “Reporteri.net” lidhur me raportimet për gazin duke treguar, sipas gazetarit, se bëhet fjalë për gaz azer por që tubacioni është një projekt amerikan.
“Edhe sot ministrja Rizvanolli tha se jemi duke diskutuar me MCC por nuk ka ende një vendim të qeverisë për këtë dhe ajo i shprehiri disa rezerva të qeverisë. Tha që nuk e dimë ende koston pra ka dilema, pra ka dilema sa i përket përfshirjes financiare. Në anën tejetër ambasada amerikane përmes përmes zëdhënësit të saj Eric Bassil ka sqaruar se nuk bëhet fjalën për gazin amerikan, pra ne vazhdimisht kemi folur për gazin amerikan. Është një projekt që lidhet me qeverinë amerikane, pra një organizatë qeveritare amerikane e cila do të suportojë në këtë projekt por ka të bëjë me tubacionin e gazit, por që nuk është gaz amerikan. Tubacioni i gazit është një tubacion ekzistues që ndodhet tani në Maqedoni”, tha Kabashi.
Kabashi ka thënë se sipas deklaratës së Ambasadës Amerikane, Qeveria nuk i ka thënë jo këtij projekti.
“Tubacioni është projekt që mbështet nga amerikanët pra bëhet fjalën për gazin azer që vjen përmes Maqedonisë. Maqedonia ka nënshkruar me 12 korrik me Greqinë marrëveshje për këtë. Ndërsa Kosova vazhdon të jetë në negociata me MCC që ky gaz të vijë në Kosovë. Ajo çfarë duhet theksuar, sot në media pati informacione sikur vendimi është marrë, që negociatat janë ndërprerë që të cilën e ka demantuar zëdhënësi i Ambasadës amerikane që e ka pasur për Reporteri.net”, tha ai.
Drejtori i Gazetës Online Reporteri.net ka thënë se nga deklarata e Ambasadës vërehet që ka për qëllim evitimin e qymyrit.
“Pra ka pasur një kakofoni për këtë temë dhe sot ka folur qeveria dhe për herë të parë Reporterin ka folur Ambasada, që nuk është gaz amerikan, është projekt amerikan i tubacionit, qeveria amerikane e mbështetë. Në bisedë për Reporterin zëdhënësi i Ambasadës Amerikane e thekson rëndësinë e këtij projekti që lidhet me zhvillimin e fuqishëm afatgjatë që do të ndikojë në Kosovë dhe këtu jo vetëm në zhvillimin ekonomik por që edhe Kosova të vazhdojë të heq dorë nga orientimi i saj nga qymyri”, shoti ai.
“Nuk është gaz amerikan por është projekt që e mbështet qeveria amerikane madje ka ndarë mjete financiare. Deri në këtë fazë kosoton siç e cek edhe zëdhënësi i Ambasadës Amerikane në Kosovë kryesisht e bën mbështetjen BERZH, dhe ËBIF (Bankë zhvillimore që I mbështetë gratë) edhe MCC që është një mbështetje prej 200 milionë euro. Nuk lidhet vetëm me SHBA por edhe me BE dhe një ankën Zhvillimore. Por kryesisht barrën do ta bartë BERZH por duhet edhe Qeveria e Kosovës ta mbështesë. Kontestuese për qeverinë e Kosovës nuk është vetëm kostoja. Ambasada e thekson se Kosova duhet të heq dorë nga energjia me qymyr e cila sipas ambasadës nuk sjell zhvillim sa orientimi në gaz. Dhe tjetra Kosova ka problem me ndotjen e ajrit. Qeveria Kurti në projektin e saj e ka rivitalizmin e Kosova A, që lidhet me qymyr. Qeveria amerikane kërkon që të mos oriontohemi në qymyr. Është e rëndësishme të sqarohet edhe më tej. Ministrja Rizvanolli nuk ka thënë jo, po shihet se ka rezerva. Ajo ka thënë se jemi duke diskutuar me MCC “, shtoi gazetari Kabashi.
Kabashi ka vlerësuar se ky është një investim gjeostrategjik që ka të bëjë me interesat amerikane, që qëllim ka evitimin e gazit rus.
“Në një përgjigje që e ka dhënë Qeveria për Reporteri, thotë se nuk është e vërtetë që Qeveria ka vendim. Nuk ka vendim as po as jo. Edhe Ambasada amerikane e thotë që nuk ka vendim Akoma, ende janë duke negociuar për gazin azer. Nëse hyjmë me analizu ëshrë një veprim që për qëllim evitimin e gazit rus i cili ka ardhur nga Bullgaria në Maqedoni dhe gjithë rajonin. Ne e dimë se Serbia ka nis furnizimin nga GazProm, edhe Bosnja. Kemi të bëjmë me një investim gjeostrategjik. Këtë e ka thënë edhe presidentja e cila ka thënë se duhet t’i themi po edhe nëse nuk është e favorshme ekonomikisht, Duhe t’i themi po sepse lidhet me interesat amerikane”, shoti ai tutje.
Qeveria: Nuk e kemi refuzuar projektin për tubacionin e gazit natyror në Kosovë