Prishtina vazhdon të shënojë rekorde të reja sa i përket numrit të rasteve të prekura me coronavirus.
Sonte Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se në Komunën e Prishtinës janë regjistruar edhe 40 raste të reja.
Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, ka thënë në RTV Dukagjini se më këto 40 infektime numri i rasteve aktive shkon në 508, ndërsa sipas tij 10 persona sot kanë rezultuar të shëruar.
Duke folur për rastet e sotme, Gashi thotë se 34 prej tyre janë diagnostifikuar direkt në Klinikën Infektive apo klinikat tjera të QKUK-së ndërsa 6 prej tyre janë rezultat i mostrave të dërguara nga Qendra e Mjekësisë Familjare, përcjell Telegrafi.
Gashi thotë se disa QMF tashmë janë duke punuar vetëm në orarin e paradites për shkak se një pjesë e personelit mjekësorë në Komunën e Prishtinës janë në vet izolim apo të infektuar me koronavirus.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.