52-vjeçari, Nazmi Morina nga Kosova ka gjetur vdekjen pasditen e së mërkurës gjatë kohës sa ishte duke punuar në shtëpinë e të moshuarve “Orzivecchi” në Brescia, përcjell Reporteri.net.
Mediat italiane raportojnë Morina ishte duke punuar me një vinç të vogël kur ngarkesa që kishte në të, ra sipër tij dhe 52-vjeçari vdiq në vend.
Ai u vu re rastësisht nga një koleg i tij i punës, i cili kishte parë se ngarkesa ishte shembur për toke.
Prokuroria ka hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia, pa asnjë të dyshuar.
Nazmi Morina kishte gati 20 vjet që jetonte në zonën. Ai jetonte në Rudiano me gruan dhe 4 fëmijët e tij./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.