×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR-i njofton për hyrjen e një konvoji të batalionit rezervë operacional në Kosovë

    Reporteri
    21 Dhjetor 2021 | 7:29

    KFOR-i ka paralajmëruar se automjetet dhe pajisjet ushtarake, duke përfshirë transportuesit e personelit të blinduar (BTR), do të hyjnë në Kosovë midis 21-26 dhjetorit.

    Siç njoftojnë, ato pritet të hyjnë nga kufiri i Maqedonisë së Veriut dhe nga Fusha e Kosovës, gjatë rrugës për në kampin Novo Selo.

    “KFOR-i kërkon nga popullata që t’u afrohet autokolonave me kujdesin e duhur dhe respektimin e rregullave të komunikacionit. Madhësia dhe shpejtësia e autokolonës, si dhe gjatësia dhe mënyra e udhëtimit, janë të ndryshme nga ato që përdoren në transportin e përditshëm rrugor. Në pjesën e përparme dhe të pasme të kolonës do të ketë mjete që drejtohen nga Policia Ushtarake,” thuhet në njoftimin e KFOR-it.

    Tutje bëhet e ditur se lëvizja logjistike e këtyre automjeteve dhe pajisjeve është pjesë e paravendosjes së aseteve të Forcave Rezervë Operative të Forcës së Kosovës.

    “Gjatë vitit të ardhshëm, eshaloni i parë i njësive rezervë do të sigurohet nga Hungaria, duke siguruar një gatishmëri shumë të lartë për KFOR-in, që do të ruajë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Shoferë ushtarakë me përvojë nga Batalioni i Rezervës Operacionale Hungareze do të drejtojnë automjetet.”

    Kurse thuhet se të gjitha lëvizjet do të bëhen me çdo masë paraprake, për të pakësuar ndikimin në trafikun publik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!