Të pakta janë herët kur kryeministri Albin Kurti gjatë 2021-ës, doli në konferenca për gazetarë ku do të përgjigjej në krejt pyetjet e tyre.
I pari i qeverisë ka shprehur dozë nervoze raste-raste kur u përball me pyetje të ndryshme.
“Tjetrën herë kur të bënë pyetje e di që është pyetësor” kishte thënë Kurti në fund të përgjigjjes në pyetjen se a e di që në Zveçan ekziston murali i gjeneralit serbë të dënuar për gjenocid në Bosnjë, Ratko Mladiq.
Ligjëruesi i medieve në Universitetin Agder në Norvegji, Abit Hoxha, ka thënë se raporti i kryeministrit me mediet është shqetësues.
“ Ai duhet të dal në konferenca më shpesh dhe të përgjigjet në pyetjet që janë të papërshtatshme. Zatën duke u përballur me këso pyetjesh dihet lidershipi i një politikani” tha Hoxha.
Kryeministri, Albin Kurti që u zgjodh në këtë post më 22 mars, për dallim nga dy krerët tjerë të lartë të shtetit presidentes e krye parlamentarit ka mbajtur konferencë për medie për fundvit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.