×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes në QKUK 8-vjeçarja që u aksidentua në autostradën Prishtinë – Lipjan

    Reporteri
    03 Janar 2022 | 8:52

    Një 8-vjeçare ka vdekur në QKUK ku ishte duke u trajtuar pas një aksidenti që kishte ndodhur më 1 janar të këtij viti në autostradën Prishtinë – Lipjan.

    Policia ka njoftuar se ajo vdekur një ditë pas aksidentit, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

    “Autostrada, Prishtinë –Lipjan (NN) 01.01.2022-23:25. Lidhur me rastin me datën 02.01.2022 është raportuar se viktima femër kosovar e viti i lindjes 2013 e cila ishte duke u trajtuar në QKUK ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konfirmuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e plotë të policisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!