×
  • Lajme
  • Lajme

    575 vite nga beteja e Torviollit, ku Skënderbeu triumfoi mbi 22 mijë ushtarë osmanë

    Reporteri
    29 Qershor 2019 | 8:44

    575 vjet më parë ndodhi beteja e Torviollit, ku Skënderbeu mposhti forca të mëdha osmane në fushën e Torviollit, e njohur edhe si Beteja e Dibrës së Poshtme.


    Pasi ishte formuar Besëlidhjen e Lezhës, ku u bashkuan princat arbërorë, Sulltan Murati II dërgoi një forcë prej 25 mijë trupash me në krye një nga komandantët e tij më me përvojë, Ali Pashën e Shkupit.

    Skënderbeu i doli përpara ushtrisë osmane në fushën e Torviollit, ku pas një beteje taktike nga Skënderbeu, u vranë 22 mijë ushtarë osmanë, kurse, në radhët e shqiptarëve pati të vrarë vetëm disa qindra.

    Me këtë fitore, miti i pathyeshmërisë osmane u thye dhe shënoi edhe fillimin e 25 vjet luftërash të pandërprera të Gjergj Kastriotit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!