×
  • Lajme
  • Lajme

    59 vjeçari që vdiq dje nga coronavirusi, ishte anëtar i LDK-së

    Reporteri
    26 Maj 2020 | 8:41

    Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se dje në orët e pasdites, pacienti nga komuna e Prizrenit, i diagnostikuar me Covid-19, përkundër përkujdesjes maksimale të personalit mjekësor ka ndërruar jetë.


    “I njëjti po trajtohej prej ditësh në Mjekimin intensiv të Klinikës Infektive dhe kishte edhe sëmundje tjetër shoqëruese”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

    Viktima e 30-të, nga COVID-19 në Kosovë është Agim Hoxha dhe ishte 59 vjeçar.

    I ndjeri ishte edhe pjesë e LDK-së në komunën e Prizrenit. Kjo degë madje i ka shprehur telegram ngushëllimi familjarëve.

    Ky është postimi i plotë i kryetarit të kësaj dege, Anton Quni:

    Lidhja Demokratike e Prizrenit ka humbur aktivistin e devotshëm, ish-kryetarin e nëndeges së fshatit Randobravë, mësuesin dhe qytetarin e përkushtuar për dije, arsim e përparim të vendit të vet, Agim Hoxha, i cili sot ndërroi jetë në moshën 59 vjecare.

    Agimi do të mbetët në kujtesë si njeri pozitiv e optimist, i dashur dhe bujar, mik e shok i sinqert dhe aktivist e veprimtar i palodhur. E donte Kosovën dhe besonte në të ardhmen e saj.

    Do të na mungoi shumë.

    Dega e LDK-së së Prizrenit i shprehë ngushëllime të sinqerta familjës Hoxha, miqëve, bashkëpartiakëve, bashkëveprimtarëve, kolegëve arsimtar, dhe gjithë fshatit Randobravë.

    Shpirti i bëftë dritë!

    U prehtë në paqen e amshueshme!

    Lamtumirë, Agim!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!