×
  • Lajme
  • Lajme

    6 fshatra të Gjakovës protestojnë kundër gurthyesit

    Reporteri
    14 Maj 2019 | 11:52

    Banorët e gjashtë fshatrave të Gjakovës kanë paralajmëruar një protestë në vendin e quajtur ‘Shpella e Kusarit’ në ora 11:00, shkruan Reporteri.net


    Sipas njoftimit nga ana e banorëve shkaku i protestës mësohet të jetë mbrojtja e natyrës nga gurthyesit, dëmtimit të pyjeve dhe natyrës në përgjithësi.

    Protestuesit janë të fshatrave: Kusar, Dol, Pjetërshan, Lipovec, Raçë dhe Moglicë.

    Shkatërrimi i ambientit në Kosovë ka marrë përmasa shqetësuese. Brenda vitit shumë kodra, zona malore, po shkatërrohen.

    Kjo gjendje e rëndë ambientale është si pasojë e mbi 184 gurthyesve të licencuar të cilët po e degradojnë ambientin në Kosovë.

    Alarmuese situata është edhe nga gurthyesit të cilët llogariten se ushtrojnë veprimtarinë e tyre në mënyrë ilegale. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!