×
  • Lajme
  • Lajme

    6 mijë e 560 raste aktive me Covid-19

    Reporteri
    04 Shkurt 2021 | 7:58

    Në vendin tonë vazhdon të jetë numër i madh i rasteve aktive me coronavirus.


    IKSHP dje ka bërë të ditur se aktualisht raste aktive janë 6 mijë e 560.

    Nga 13 marsi i 2020-ës kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive me këtë virus në vend, u infektuan 61 mijë e 86 kosovarë.

    Shkak i infektimit me koronavirus në vend deri më tani kanë vdekur 1 mijë e 509 persona.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 207 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53.017 raste.

    Kujtojmë se në 24 orët e fundit janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

    Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 1 rast (75 vjeç), Suharekë 1 rast (40 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (90 vjeç). /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!