×
  • Lajme
  • Lajme

    6 ministri LDK-së, 4 VV-së, njeriu i dytë i VV-së tregon nëse kjo është marrëveshja

    Reporteri
    09 Janar 2020 | 8:09

    Media të caktuara raportuan mbrëmë se mbrëmë Albin Kurti e Isa Mustafa kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje, ku 6 ministri do t’i takojnë LDK-së e 4 VV-së, por që kjo nuk u bë e ditur nga liderët.


    Por njeriu i dytë i VV-së, Besnik Bislimi, mohon raportimet e tilla, duke thënë se ka lëvizje dhe hapa përafrues, por siç thotë ai shkrimet në të cilat po bëjnë mediat duke u thirrë në “burime të brendshme” janë shumë larg të vërtetës, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Sonte (Mbrëmë), shumë më shumë se netëve më parë, analistë nëpër studio televizive, portale e pseudoportale kanë vërshuar qytetarët me informata të pasakta e me hamendësime, gjithnjë duke u “thirrë” në “burime të brendshme”.

    Dëshiroj të qetësoj të gjithë Ju dhe demantoj të gjithë “këta”: Gjithë këto spekulime e hamendësime dhe këto gjoja “burime” janë shumë larg së vërtetës dhe qëllimmirës.

    Ashtu edhe si e kemi cekur në informatën nga Lëvizja Vetëvendosje!: Bisedimet kanë rifilluar intenzivisht, takimet po i mbajmë në baza ditore si dhe ka lëvizje dhe hapa përafrues (por asesi të përafërt me ato që po qarkullojnë gjithandej).

    https://www.facebook.com/besnik.bislimi/posts/10163030475765475

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!