×
  • Lajme
  • Lajme

    6 raste aktive me Covid-19 në Malishevë

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 8:07

    Koronavirusi është rikthyer në Komunën e Malishevës.


    Bazuar në analizat e testimeve të djeshme për Covid-19, mbrëmë janë bërë tri teste të qytetarëve nga Komuna e Malishevës, ku një prej tyre ka rezultuar pozitiv me koronavirus, duke e quar numrin në gjashtë persona aktiv.

    Rasti i mbrëmshëm është konfirmuar në rrugë zyrtare të komunikimit me IKSHPK.

    Rasti është person kontakti, jashtë Komunës së Malishevës.

    “Të nderuar qytetarë, ju lutemi që ti respektoni masat dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore, pasi nuk ka mënyrë tjetër të mbrojtjes nga Covid-19. Mbani maska mbrojtëse, mbani distancën, mbani higjienën e nevojshme dhe mos rrini në vendet ku ka grumbullim apo turma të njerëzve, me qëllim që të shmangies së kontakteve me persona që janë të infektuar me virusin korona”, tha mbrëmë pas publikimit të rezultateve, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, duke ju bërë thirrje qytetarëve, që të bëjnë kujdes të shtuar.

    Gjendja aktuale me Covid-19 në Komunën e Malishevës, nga data 14 mars 2020, e deri më sot, është si vijon: 84 të prekur, prej tyre 76 janë shëruar, 6 persona janë aktiv dhe 2 persona kanë vdekur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!