×
  • Lajme
  • Lajme

    6 raste të dënuar me burgim të përjetshëm në Kosovë, asnjë vendim i plotfuqishëm

    Reporteri
    28 Maj 2021 | 20:52

    Dënimi me burgim të përjetshëm është rikthyer në legjislacionin penal të pas luftës më hyrjen në fuqi të Kodit Penal të Republikës së Kosovës të viti 2013.


    Deri më tani Gjykatat e Kosovës kanë shqiptuar 7 dënime me burgim të përjetshëm në 6 raste. Naser Pajaziti i cili dje u dënua nga nga Gjykata Themelore në Ferizaj, është i dyti për të akuzuarin pas një dënim të tillë ai e kishte marrë edhe nga Gjykata Themelore në Pejë në vitin 2019, shkruan Reporteri.net.

    Nga këto vendime asnjë nuk i ka kaluar të gjitha instancat, për të marr vulën e plotfuqishmërisë.

    Se këto vendime nuk janë të plotfuqishme e kanë konfirmuar për Gazetën Online ‘Reporteri.net’ edhe nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

    “Aktualisht asnjë vendim të plotfuqishëm – pra përfundimtar nuk kemi sa i përket dënimeve me burgim të përjetshëm në gjykatat e Kosovës, pra të gjitha rastet janë në procedura. Kështu që, në procedura i kemi gjithsejtë katër (4) raste”, thuhet në përgjigjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për Reporteri.net.

    Këto janë të gjitha rastet kur Gjykatat n♪7 Kosovë kanë dhënë dënim me burgim të përjetshëm: 

    2015
    Gjykatës Themelore në Prishtinë i dënon me burgim të përjetshëm të akuzuarit Emin Krasnqi dhe Astrit Mehmeti, pasi i gjeti fajtor ata për veprën penale vrasje e rëndë në bashkryerje, të shtetasit boshnjak Melvin Ajdinoviq. Aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë, u ndryshua nga Gjykata e Apelit(2016). I akuzuari i parë u dënua me 25 vjet burgim, ndërsa i dyti me 22.

    2018
    Gjykata e Apelit shqiptoi dënim me burgim të përjetshëm për të akuzuarin Pjeter Ndrecaj, i cili u shpallur fajtor për vrasjen e bashkëshortes Valbona Marku dhe vajzës Klara Ndrecaj. Ky rast u kthye në rigjykim më pas nga Gjykata Supreme. Në procedurë të rigjykimit, gjykata e shkalles se parë, e dënoi të akuzuarin me dënim unik 24 vjet e 6 muaj, vendim te cilin e ndryshoj serish Gjykata e Apelit në dhjetor te vitit 2020, duke ia rritur dënimin në 30 vjet burgim.

    2019
    Gjykata Themelore në Pejë, e dënoi më burgim të përjetshëm Naser Pajazitin, si fajtor për vrasjen e Donjeta Pajazit. Ky dënim u vertetua nga Gjykata e Apelit, por që u dhe kthye ne rigjykim më pas nga Gjykata Supreme. Në procedurë të rigjykimit i akuzuari dënohet serish më burgim të përjetshëm(Gjykata Themelore në Ferizaj -27.05.2021.)

    2020
    Gjykata Themelore në Ferizaj, e dënon më burgim të përjetshëm, të akuzuarin Trimor Lalinovci, si fajtor pre vrasjen e shtetasit Shkodran Bytyqi. Vendimi u ndryshua nga Gjykata e Apelit(dhjetor 2020). Dënimin më burgim të përjetshëm iu zëvendësua më atë prej 30 vjet burgim.

    2020
    Gjykata Themelore në Prizren, e dënon më burgim të përjetshëm ish policin Shefki Spahiun, për vrasjen e të ndjerit Jetmir Aliaj. Vendimi u vërtetua nga Gjykata e Apelit(shkurt 2021). Lënda tash ndodhet me mjet të jashtëzakonshëm juridik në Gjykatën Supreme.

    2020
    Gjykata Themelore në Gjilan, e dënoi më burgim të përjetshëm të akuzuarin Nuhi Mavrovqani, për shkak të vrasjes së bashkëshortes se tij Sabile Mavrovqani. Ky aktgjykim është prishur nga Gjykata e Apelit, në shkurt te këtij viti dhe lënda i është kthyer te njëjtës gjykatë në rivendosje.

    Kujtojmë që ligji parasheh dënimin me burgim të përjetshëm për veprat më të rënda penale të kryera në rrethana veçanërisht rënduese ose për vepra penale që kanë shkaktuar pasoja shumë të rënda.

    2. Ligji nuk mund të parasheh dënimin me burgim të përjetshëm si të vetmin dënim kryesor për një vepër të veçantë penale.

    3. Dënimi me burgim të përjetshëm nuk mund t’i shqiptohet personit i cili në kohën e kryerjes së veprës penale nuk i ka mbushur njëzetenjë (21) vjet ose personit i cili në kohën e kryerjes së veprës penale ka pasur aftësi esencialisht të zvogëluar mendore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!