×
  • Lajme
  • Lajme / Sondazhi i UBO-s

    62.1% e qytetarëve, të kënaqur me punën që ka bërë Presidentja Osmani

    Reporteri
    24 Qershor 2025 | 11:55

    Në vlerësimin ndaj liderëve sipas omnibusit të bërë nga UBO Conulting, lideri kryesor, e më i pëlqyer në Kosovë, del të jetë Presidentja Vjosa Osmani me 3.65 %.

    Pas saj në vend të dytë radhitet Glauk Konjufca me 3.41%, ndërsa i treti Bedri Hamza i PDK-së. Vendin e katërt e zë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti me 3.12%.

    Por, qytetarët janë të kënaqur edhe me punën që ka bërë Presidentja Vjosa Osmani.

    Sipas përgjigjeve të tyre, 44.3% e qytetarëve thuhet se janë të kënaqur me punën e bërë nga Presidentja Osmani, ndërsa shumë të kënaqur 17.8%.

    Të pakënaqur 21 % dhe shumë të pakënaqur janë 12.6%.

    /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!