Janë konfirmuar edhe 20 raste të reja me COVID19 në vendin tonë. Kështu numri i të infektuarve ka shkuar në 165.
15 prej këtyre rasteve janë nga fshati Banjë e Malishevës, sikurse edhe dy tjera nga kjo komunë; një nga Suhareka dhe nga një rast në Drenas e Prishtinë.
Vlen të theksohet se nga shpërthimi i koronavirusit më 13 mars, komuna e Malishevës është më e prekura, pra me rastet më të shumta.
Janë 62 persona të prekur me koronavirus, shumica prej tyre nga fshati Banjë e Malishevës.
Vlen të theksohet se kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj, në disa prononcime dhënë për Reporteri.net ka shprehur shqetësimin vazhdimisht se komuna që udhëheq ai nuk e ka vëmendjen e duhur nga institucionet qendrore dhe se nuk i kanë dhënë mjaftueshëm materiale mbrojtëse.
Ndërsa rastet në Malishevë kanë shpërthyer, sonte hartës së komunave të prekura me koronavirus i është shtuar edhe Drenasi.
Me rastet e konfirmuara sonte, shkon në 165 numri i personave të infektuar, derisa kanë vdekur 3 persona.
Kurse numri i të shëruarve nga ky virus në Kosovës, është 24 persona. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.