Nga 4839 zyrtarë publikë, të cilët ishin të obliguar ta deklarojnë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, 64 prej tyre nuk e kanë respektuar afatin ligjor.
Kështu, këta zyrtarë publikë kanë bërë shkelje ligjore, ndaj të cilëve kjo Agjenci mund të iniciojë kallëzim penal në Prokurori.
Në mesin e zyrtarëve të lartë që e ka deklaruar pasurinë pas afatit ligjor, është deputeti i PDK-së, Andin Hoti, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë duke filluar nga Shërbimi Korrektues , komunat, Presidenca e institucione të tjera.
AKK ka publikuar në uebfaqe listën e këtyre zyrtarëve që s’kanë bërë deklarimin e pasurisë.
Vitin e kaluar, 86 zyrtarë publikë nuk e kishin deklaruar pasurinë. Agjencia Kundër Korrupsionit ndaj tyre kishte ushtruar kallëzime penale për mosdeklarim. Por, kjo Agjenci nuk ishte e kënaqur me dënimet që dhanë gjykatat, edhe pse deklarimi i rremë apo mosdeklarimi mund të dënohet deri me 5 vjet burgim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.