×
  • Lajme
  • Lajme

    647 persona të vdekur nga coronavirusi në Kosovë

    Reporteri
    11 Tetor 2020 | 16:28

    Nga marsi i këtij viti kur u shënuan rastet e para me coronavirus në Kosovë e deri më sot 647 persona kanë vdekur.


    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se sot kanë vdekur 2 persona (1 rast Spitali i Përgjithshëm Gjakovë dhe 1 rast Spitali i Përgjithshëm Pejë), janë shënuar 49 raste të reja, kurse 53 paceintë janë shëruar, shkruan Reporteri.net.

    Numri total i rasteve pozitive është 16.179 raste nga 74.586 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 647 raste të vdekjes.

    Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.335 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.197.

    IKSHP ka kërkuar nga qytetarët ta mbulojnë gojën dhe hundën me maskë, të mbajnë higjienën dhe të respektojnë distancën. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!