Bashkëshortja e ish-kryeministrit Albin Kurti, Rita Augestad Knudsen ka publikuar librin e saj të titulluar “The Fight Over Freedom in the 20th-and-21st Century”, në të cilin shtjellohet diskursi rreth “vetëvendosjes”, shkruan Reporteri.
Për publikimin e librit ka njoftuar edhe lideri i VV’së, Albin Kurti.
Megjithatë çmimi i librit është jashtëzakonisht i shtrenjtë. Për ta pasur si kopje online kushton 58 euro e 84 cent, derisa për ta blerë si kopje fizike kushton 69 euro e 99 cent.
Libri, “The Fight Over Freedom in the 20th-and-21st Century” libër shtjellon se si diskursi ndërkombëtar rreth “vetëvendosjes”, gjatë njëqind viteve të kaluara, ka funksionuar si fushëbetejë midis dy idesh: idesë ‘radikale’ e lirisë dhe idesë ‘liberal-konservatore’ të lirisë./Reporteri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.