Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Lexues të Gazetës Online Reporteri.net kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se dy vetura janë aksidentuar duke u goditur ballë për ballë.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për Reporteri.net lidhur me aksidentin.
Zëdhënësi Kanun Veseli ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore kanë marrë 7 persona, ku 4 prej tyre janë dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa 3 në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Njësia e Komunikacionit Rrugor po e heton këtë rast”, tha Veseli. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.