Aleanca Veri-Atlantike ka publikuar një video në platformën “X” një video të ushtrimeve të përbashkëta në mes të ushtarëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor që janë pjesë e NATO-s.
Përveç Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, në këtë ushtrim kanë marrë pjesë edhe forcat turke, greke dhe rumune e bullgare.
NATO ka bërë të ditur se ushtrimet po zhvillohen në Shqipëri por duke mos zbuluar lokacionin e saktë.
Njoftimi:
Forcat Speciale Aleate janë një aset jetik i NATO-s
Shikoni teksa Shqipëria, Rumania, Greqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Turqia e Bullgaria stërviten së bashku në operacionet e parashutizmit, litarit të shpejtë të helikopterëve dhe pastrimit
Allied Special Forces are a vital NATO asset
Watch as 🇦🇱 🇧🇬 🇬🇷 🇲🇪 🇲🇰 🇷🇴 🇹🇷 train together in parachuting, helicopter fast-roping and clearing operations#WeAreNATO | @NATO_SOF pic.twitter.com/QZKE03Zp8a
— NATO (@NATO) January 17, 2024