×
  • Lajme
  • Lajme / Koalicion parazgjedhor

    70 kandidatë për deputetë AAK, e 30 Nisma – detaje nga marrëveshja e re mes Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt

    Reporteri
    17 Janar 2024 | 10:36

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj pritet të nënshkruajnë sot koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e ardhshme nacionale.

    Siç merr vesh gazeta online Reporteri.net, koalicioni do të quhet “Fronti i përbashkët për shtetin” dhe pritet të zyrtarizohet sot, në ora 18:00, përmes një konference për media.

    Siç mëson gazeta online Reporteri.net, marrëveshja për koalicionin parazgjedhor është si në vijim:

    Ramush Haradinaj pritet të jetë bartës i listës dhe njëherit kandidat për kryeministër. Pas tij në listë do të jetë kreu i Nismës, Fatmir Limaj.

    AAK pritet të ketë  të rezervuar një listë me 70 kandidatë për deputetë, Nismës i janë lënë 30 vende dhe 10 vende tjera do të lihen për aderime të mundshme.

    Renditja në listë zgjedhore do të jetë, dy kandidatë të AAK-së dhe një i Nismës.

    AAK dhe Nisma kishin qenë në koalicion bashkë dhe në bashkëqeverisje edhe para disa viteve.

    Bëhet fjalë për vitin 2017 deri në vitin 2019, kur Haradianj ishte kryeministër e Limaj zëvendës i tij.

    Ndërkaq në zgjedhjet që pasuan, po në vitin 2019, Nisma që në atë kohë ishte në koalicion me AKR-në nuk arriti ta kalojë pragun duke mbetur kështu jashtë Kuvendit.

    Pak javë e ndajnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të hyjë në vitin e katërt të mandatit qeverisës, ndërkohë që partitë opozitare vazhdimisht kanë qenë të zëshme duke kërkuar largim të kryeministrit Kurti, por jo edhe për mënyrën se si duhet të arrihet ky qëllim.

    AAK-ja ka kërkuar rrëzimin e Qeverisë përmes mocionit të mosbesimit, kërkesë kjo që nuk ka gjetur përkrahje nga partitë e tjera opozitare.

    14 shkurti, 2021 nxori Vetëvendosjen fituese të zgjedhjeve me rezultat të thellë përballë partive të tjera.

    Një parti politike, arriti të marrë mbi 50% të votave. Ky rezultat i mundësoi Lëvizjes Vetëvendosje që ta krijonte e vetme kabinetin e ardhshëm qeveritar. /Reporteri.net/

    Frika nga pragu zgjedhor, AAK e NISMA po bëhen sërish bashkë në një koalicion parazgjedhor

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!