×
  • Lajme
  • Lajme

    70 vjeçarja nga Kaçaniku u rrah dhe iu vodhën 55 mijë euro, ajo pret që t’i kthehen të hollat

    Reporteri
    08 Gusht 2021 | 22:53

    Në janar të këtij viti, 70 vjeçaren nga Gjurgjedelli i Kaçanikut, hajnat e rrahën dhe ia vodhën 55 mijë euro.


    Ka vite që jeton e vetme në këtë shtëpi.

    70 vjeçarja nga fshati Gjurgjudell i Komunës së Kaçanikut i kalon ditët me forca të veta.

    Sikur të mos i mjaftonte vetmia, e sëmundjet që i ka, Remzije Manit në janar të këtij viti i ishte thyer edhe shtëpia.

    Disa persona të panjohur e të maskuar kishin hyrë në shtëpinë e saj, e sa ishte në gjumë e rrahën e më pas edhe e lidhën.

    Të gjitha kursimet e saj, në një shumë prej 55 mijë euro ia morën hajnat.

    Që nga ajo ditë, Remzie Mani pret që në derë të saj të trokasin pjesëtarë të Policisë së Kosovës e ta njoftojnë se i gjetën paratë.

    Mirëpo, edhe pse kanë kaluar shtatë muaj që nga ajo kohë, Remzije Mani duke u kujdesur për shëndetin e saj si pasojë e ndonjë infektimi me Covid-19, ajo i tha televizionit që ende nuk ka marr ndonjë lajm për kursimet e vjedhura.

    Duke parë kohën e gjatë që kur ka ndodhur ky rast, kjo thotë se po i humbet edhe shpresat.

    Të vetmin ngushëllim, 70 vjeçarja e gjen tek këto dy dhi të cilat i ka në oborr.

    Kjo thotë që shumicën e kohës e kalon me to, edhe pse në këtë temperature të larta më shumë po detyrohet të qëndroj brenda.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!