×
  • Lajme
  • Lajme

    71 pacientë me Covid-19 të hospitalizuar në spitalet e Kosovës

    Reporteri
    19 Qershor 2021 | 10:39

    Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se 71 pacientë janë duke u trajtuar në QKUK dhe në spitalet rajonale nga Covid-19, shkruan.


    Prej tyre 26 janë të konfirmuar me koronavirus.57 janë me oksigjeno-terapi, teksa tre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

    “Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se bazuar në raportimet nga dy klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 71 pacientë, 26 nga ta të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 57 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në njoftimin.

    Njoftimi i plotë:

    COVID-19: 71 pacientë po marrin trajtim spitalor në ShSKUK

    Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se bazuar në raportimet nga dy klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 71 pacientë, 26 nga ta të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 57 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore.

    Në QKUK janë të shtrirë 49 pacientë, 12 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 46 me oksigjeno-terapi, 1 në gjendje të rënduar shëndetësore.

    Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

    Klinika Infektive, 12 pacientë

    Klinika e Pulmologjisë, 37 pacientë

    Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22, pacientë

    14 të konfirmuar pozitivë

    11 me oksigjeno-terapi

    2 në gjendje të rënduar shëndetësore

    Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

    Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

    Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

    Spitali i Pejës, 6 pacientë

    Spitali i Gjilanit, 2 pacientë

    Spitali i Ferizajt, 0 pacientë

    Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë

    Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!