Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në qytetin e Gjilanit.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për Reporteri.net
“Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K/Shqiptar. Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka deklaruar Ismet Hashani zëdhënës i Policisë rajonale të Gjilanit për Reporteri.net.
Reporteri.net mëson nga burimet se bëhet fjalë për një të moshuar rreth 72 vjeçar i cili është gjetur pa shenja jete në një motel në Gjilan me një femër, saktësisht në motel “Dardani”. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.