77 ankesa janë dorëzuar në PZAP pas shpalljes së rezultatit përfundimtar nga KQZ-ja.
Këtë e ka konfirmuar edhe Mul Desku nga ky institucion.
Ai ka bëtrë të ditur se numrin më të madh të ankesave e kanë parashtruar partitë minoritare në Kuvendin e Kosovës.
“14 ankesa janë parashtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, 1 nga Partia Demokratike e Kosovës, 2 nga koalicioni NISMA-AKR-PD, 42 nga Samostalna Liberalna Stranka, 1 nga Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës, 4 nga Partia Kosovskih Serba, 1 nga koalicioni VAKAT”, kë bërë të ditur Desku për RTK.
Afati për pranimin e ankesave në PZAP përfundon sot në orën 10:00.
Me të marrë vendimin nga PZAP, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.