Është liruar nga Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, pacienti 77-vjeçar nga fshati Stubëll i Vitisë, i cili ishte rasti i parë i prekur nga koronavirusi në Kosovë.
“Pacienti rezulton NEGATIV fal kujdesit dhe profesionalizimit te madh nga Klinika Infektive! Mbrëmë pacienti në moshë të shtyrë nga Stublla e Vitisë i ardhur nga Italia, shërohet plotësisht! Stafi i klinikës Infektive Infermierë e Mjekë dhe të tjerët po e tregojnë një përkushtim të lart ligjor,profesional e moral! SUKSESE! #vazhdonitëqëndroninështëpi”, kanë bërë të ditur mjekët e Infektivit.
Lirimi i tij është paralajmëruar sot gjatë ditës në një konferencë për media të mbajtur nga ushtruesja e detyrës së drejtoreshës në Klinikën Infektive Lendita Ajazaj, dhe infektologu Salih Ahmeti.
Rasti 0 e ka tejkaluar virusin para disa ditësh, mirëpo ishte mbajtur edhe për disa ditë në Klinikën Infektive për ta përcjellur gjendjen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.