77 vjeçari nga Vitia i cili ishte rasti i parë i konfirmuar në Kosovë me Koronavirus ka dalë negativ.Këtë e ka konfirmuar sot për Klan Kosova, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti përmes një lidhjeje direkte.
“Lajm i mirë që na ka ardhur mbrëmë nga Instituti i Shëndetit Publik është që edhe dy të moshuarit të hospitalizuar – gjegjësisht pacient i parë, 77 vjeçari bashkë me bashkëshorten kanë rezultuar negativ në testimet që janë bërë dje”, ka thënë Haliti.“Na ka gëzuar ky lajm kur kihet parasysh se edhe shëndeti pa pacientëve të tjerë anëtarëve të familjes është i mirë. Numri nuk është rritur në Viti, është izoluar COVID pas një angazhimi të madh që kemi bërë bashkërisht për të mos lejuar kontakte të mëtutjeshme”.Haliti ka thënë se garantimi i plotë si komunë i ka dëmtuar tejmase.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.