Një postim i Presidentit Hashim Thaçit në Facebook, para disa ditëve, zgjoi shumë kureshtje, në një kohë kur po vlonin mospajtimet mes tij dhe Kryeministrit Albin Kurti, e po ashtu edhe mes LDK-së dhe VV-së si partnere në Qeveri.
Më 8 Mars ai ishte në fshatin e tij të lindjes, Burojë të Skenderajt dhe postoi një fotografi teksa krasittë pemët, shkruan Reporteri.
“Burojë, në prag të pranverës. Koha e krasitjes së pipave të tepërt. HTH”, shkroi ai. Të gjithë e panë si një metaforë të tij për heqjen e Kurtit nga Qeveria. Pikërisht në këtë kohë Kurti ishte nen presionin amerikan për ta heq taksën ose do të kishte sanksione.
Dje ai sërish pati një përballje me Kurtin kur propozoi ‘gjendje të jashtëzakonshme në Kosovë’ për menaxhimin me virusin COVID – 19.
Kryeministri Kurti nuk e përkrahu këtë deh qiti në konferencë dy njerëz të tij. LDK ishte pro shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Sot Kurti e shkarkoi një ministër të fortë të LDK-së, Agim Veliun. LDK në mbrëmje e shkarkoi Kurtin. Kujtojeni edhe një herë postimin e Thaçit për ‘pipat e tepërt”. /Reporteri/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.