×
  • Lajme
  • Lajme

    8 mijë e 845 raste aktive me coronavirus në Kosovë

    Reporteri
    12 Nëntor 2020 | 8:11

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 26.121 raste nga 111.560 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 777 raste të vdekjes.


    IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.499 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.845.

    Dje vdiqën 4 persona, kurse nga 1519  testime, u shënuan 733 raste të reja, kurse 137 persona u shëruan, shkruan Reporteri.net.

    Prishtina edhe dje doli e para për nga numri i rasteve me 328 persona të infektuar.

    Ndërsa IKSHP ka bërë thirrje të respektohen masat.

    /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!