Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, mori sot pjesë në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve për Grantin e Përformancës Komunale.
Ceremonia u organizua nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Qeverinë e Zvicrës, Qeverinë e Suedisë dhe Qeverinë e Norvegjisë, përcjell klankosova.tv.
Në këtë ceremoni u ndanë rreth 8 milionë euro për Grantin e Përformancës Komunale.
Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi rëndësinë e procesit të decentralizimit e cila i mundëson komunave të jenë më afër me qytetarët dhe të ofrojnë ekzaktësisht ato shërbime që më së miri reflektojnë nevojat e banorëve të komunave. Krahas mundësisë që komunat të vendosin për llojin e shërbimeve që ofrojnë dhe peshën e tyre brenda spektrit që përfaqësojnë, komunat duhet të jenë përgjegjëse edhe për mirëmbajtjen e standardeve të caktuara.