Tetë persona janë arrestuar në rajonin e Prishtinës pasi nuk kanë respektuar rregullat e e dhëna nga Qeveria.
Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë:
· Rr. Isa Kastrati, Prishtinë 31.03.2020 – 01:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk i kishte zbatuar masat e qeverisë gjatë epidemisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
· Obiliq 31.03.2020 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk i kishte zbatuar masat e qeverisë gjatë epidemisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
· Obiliq 31.03.2020 – 17:35. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk i kishte zbatuar masat e qeverisë gjatë epidemisë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.
· Obiliq 31.03.2020 – 19:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 31.03.2020 – 23:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Kujtojmë se rreth orës 17:00 dje ishte e bërë e ditur se ky vendim është kundër disa neneve të kushtetutës. Por, Gjykata i dha kohë qeverisë që deri më 13 prill ta mbajë këtë gjendje e ta gjejë një zgjidhje tjetër kushtetuese. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.