×
  • Lajme
  • Lajme

    81 burra e 39 gra, karakteristikat kryesore të deputetëve të rinj të Kuvendit

    Reporteri
    21 Dhjetor 2019 | 18:02

    Tashmë dihet se kush do të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e shtatë.


    Instituti Demokrati i Kosovës, ‘KDI’ ka treguar disa nga karakteristikat kryesore të përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës.

    Ajo që bie në sy është përfaqësimi jo i madh i grave në krahasim me burrat.

    Në legjislaturën e re do të jenë 81 burra, kurse vetëm 39 gra.

    Mosha mesatare e deputetëve do të jenë 42 vjeç.

    60 deputetë janë të njëjtë nga legjislatura e kaluar, 40 janë që kanë garuar për herë të parë. 11 deputetë janë që kanë pasur 2 apo më shumë mandate.

    Kurse 9 deputetë janë zgjedhur për herë të parë por që kanë garuar edhe në zgjedhjet e kaluar.

    Komuna që ka më së shumti deputetë është ajo e Prishtinës me 17 deputet.

    Prizreni do të përfaqësohet me 16, Skenderaji me 10, Mitrovica me 9 dhe Peja po ashtu me 9.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!