×
  • Lajme
  • Lajme

    833 të vdekur, 11 mijë e 431 raste aktive me coronavirus në Kosovë

    Reporteri
    16 Nëntor 2020 | 23:16

    Që nga fillimi i pandemisë Covid-19 që ka nisur më 12 mars në vendin tonë, e deri sot, kanë vdekur 833 persona.


    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka bërë të ditur se vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 11 persona, Prishtinë 3 raste (76, 54, 38 vjeç), Rahovec 2 raste (74, 67 vjeç), Ferizaj 1 rast (48 vjeç), Gjilan 1 rast (82 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Klinë 1 rast (65 vjeç), Skenderaj 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (54 vjeç).

    IKSHP ndërkaq ka njoftuar se numri i rasteve aktive  është 11 mijë e 431.

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.865 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 688 raste pozitive.

    Numri total i rasteve pozitive është 29.805 raste nga 120.811 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 833 raste të vdekjes.
    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 236 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.541 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.431.

    /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!