×
  • Lajme
  • Lajme / Reformat e BE-së

    883 milionë euro nga Plani i Rritjes, Koopman përgëzon Kosovën për Agjendën e Reformave

    Reporteri
    27 Tetor 2024 | 12:40

    Drejtori i Përgjithshëm i Komisionit Evropian (KE) për Negociatat e Zgjerimit, Gert Jan Koopman,  ka përgëzuar Kosovën për Agjendën e Reformave, duke theksuar se vendi i vogël ballkanik mund të përfitojë 883 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian (BE).

    “Miratimi i Agjendës së Reformave për Kosovën do t’i lejojë asaj të zhbllokojë 883 milionë euro, për të sjellë përpara konvergjencën socio-ekonomike dhe për të zbatuar reformat e orientuara drejt BE-së”, ka shkruar Koopman.

    Gjatë ditës së djeshme në vizitën në Prishtinë, presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen po ashtu përgëzoi Kosovën në punën që ka bërë në agjendën e reformave nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, duke thënë se deri para përfundimit të vitit, Kosova pritet të përfitojë 60 milionë euro nga kjo paketë.

    “Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është i planifikuar që t’i sjellë ekonomitë e rajonit më afër tregut tonë të përbashkët dhe të integrohen në tregun tonë të përbashkët. E dimë që suksesi i madh i zgjerimit nuk janë vetëm marrëveshjet politike dhe ndarja e vlerave, por është dhe prosperiteti ekonomik që e kemi parë te shtetet që i janë bashkuar BE-së”, tha Von der Leyen.

    “Tashmë i kemi hapur sektorët e tregut të përbashkët për partnerët e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që, për shembull, kompanitë nga Kosova mund të kenë qasje në tregun e përbashkët. Për këtë arsye na nevojiten reforma që të kemi një nivel të barabartë të pjesëmarrjes. Por, këto reforma do të shoqërohen me investime shtesë evropiane”, shtoi zyrtarja e lartë evropiane.

    Nga Plani i Rritjes, në total, deri në fund të vitit 2027, nëse përmbush reformat Kosova do të përfitojë 882 milionë euro, duke u bërë përfituesja më e madhe e këtij plani për kokë banori. /Reporteri.net/

    Milionat e BE-së, Komisioni Evropian thotë se Kosovës “mund t’i vijë” pagesa e parë sivjet

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!