Me kthimin e mërgimtarëve, kolona të gjata po krijohen këto ditë në dalje të pikave kufitare me Kosovën, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas të dhënave të fundit, mërgimtarët po presin gati deri në dy orë te pika kufitare Dheu i Bardhë, ku në dalje kolona është 800 metra. Gjithashtu pritje ka edhe në hyrje të kësaj pike, me një kolonë prej 150 metra.
Deri në gjysmë ore, qytetarët po presin për të dalë nga Jarinja, ku kolona aty është deri në 100 metra.
Gjithashtu edhe pika në Merdare është më e ngarkuar.
Aty kolona ka shkuar 900 metra, dhe mërgimtarët po presin deri në dy orë për të dalë nga Kosova.
/Reporteri.net./
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.