Sipas të dhënave të IKSHPK-së në Kosovë janë 909 raste aktive me Coronavirus, shkruan Reporteri.net.
Vetëm gjatë ditëve të fundit pas lirimit të masave janë rritur dukshëm shifrat e të infektuarve.
Gjithnjë sipas të dhënave të Institutit deri më tani janë kryer 20 mijë e 206 teste për këtë virus nga të cilë 1 mijë e 916 kanë rezultuar pozitiv. Ndërkohë janë shëruar 973 të prekur transmeton Reporteri.
Si pasojë e këtij virusi në Kosovë kanë vdekur 34 persona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.