Edhe pse është 91-vjeç, Avdyl Curri nga Samadrexha e Suharekës akoma vazhdon të ketë një mënyrë jetese aktive.
Ai në këtë kohë dimri, mundohet t’iu ndihmoj familjarëve rreth punëve të shtëpisë.
E kur i përfundon obligimet ditore, ai ulet në vendin e tij të preferuar dhe fillon të lexoj libra.
“Libri për mua është qef e dashni. Unë knaqna kur lexoj”, shprehet Curri për emisionin #Gjesi në T7.
Përkundër moshës, 91 vjecari akoma lexon pa syve. Madje, në sirtarin e tij ka qindra libra.
“Gjsmën e tyre i kam lexuar me duar të lidhura”, rrëfen ai duke treguar që gjatë jetës ka qenë në burg.
Edhe pse ai lexon shumë libra dhe i do jashtëzakonisht shumë, tregon se nuk ka qenë në shkollë as edhe një ditë të vetme.
Se si lexon pa qenë në shkollë, e mësoni duke e shikuar materialin në linkun e mëposhtëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.