×
  • Lajme
  • Lajme

    97 raste të reja me coronavirus, shërohen 139 pacientë

    Reporteri
    08 Shtator 2020 | 15:05

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 97 raste të reja pozitive me coronavirus, ndërsa 139 pacientë që ishin të infektuar janë shëruar.


    Po ashtu në raportin e IKSHPK-së, bëhet e ditur se pas shumë muajve, në 24 orët e fundit nuk raportohet për asnjë vdekje si pasojë e COVID-19, shkruan Reporteri.net.

    Numri total i rasteve pozitive është 14.301 raste nga 54.924 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 568 raste të vdekjes.

    Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.782 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.951.

    Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

    139 TË SHËRUAR DHE 97 RASTE ME COVID-19!

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 481 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 97 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk janë raportuar raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

    Numri total i rasteve pozitive është 14.301 raste nga 54.924 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 568 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 139 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.782 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.951.

    Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 27 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Hani i Elezit, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Zubin Potok. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!