×
  • Lajme
  • Lajme

    99 raste aktive me koronavirus në Kosovë

    Reporteri
    17 Korrik 2021 | 8:11

    Rastet aktive me COVID-19 në Kosovë po vazhdojnë të bien vazhdimisht. Tanimë në nivel vendi kanë mbetur vetëm 99 raste aktive.


    “Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.531. Në total numri i rasteve aktive është 99”, thuhet në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.

    Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 11.546 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 305.991 doza të vaksinës.

    Deri më sot 88.961 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Nga 1.366 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!