×
  • Lajme
  • Lajme

    99 veteranët mblidhen në Prishtinë: Gjykata Speciale po bën veprime të pafalshme

    Reporteri
    09 Korrik 2020 | 12:20

    Në sheshin e Prishtinës janë mbledhur 99 veteranët që dolën në protestën e paralajmëruar nga OVL-UÇK.


    Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka thënë se veprimet e kësaj gjykate janë të papranueshme dhe të dëmshme për Kosovën, shkruan Reporteri.

    Gucati ka thënë se Gjykata të tilla të njëanshme që mohojnë gjenocidin e Serbisë janë të papranueshme për Kosovën.

    Ai ka thënë se lufta e UÇK-së është ndër luftërat më të pastra në botë.

    “Ne dolëm fitimtarë e faqebardhë në të gjitha sfidat. Si pasojë e veprimeve të kësaj gjykate u anulua takimi i 27 qershorit. Veprimi i prokurorit është i pamatur dhe i padrejtë. Kjo gjykatë si e tillë është e papranueshme dhe e njëanshme dhe si e tillë është sulm direkt mbi Kosovën dhe mbi lirinë e saj të cilën e solli lufta e drejtë e UÇK-së. Gjykata të tilla të njëanshme që mohojnë gjenocidin e Serbisë janë të papranueshme për Kosovën. Jemi të vetëdijshëm se do të triumfojmë në të gjitha këto gjyqe, siç dolëm fitimtarë në Hagë sepse UÇK është e vetmja ushtri nga të gjitha ushtritë e botës që ka respektuar rregullat e luftës në mënyrë të përpiktë. Lufta e UÇK-së është lufta më e pastër në botë. Kjo gjykatë po bën veprime të pafalshme”, u shpreh ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!