×
  • Lajme
  • Lajme

    Rreth 2 mijë raste të konfirmuara me Coronavirus në Kosovë që nga rasti i parë më 13 mars

    Reporteri
    20 Qershor 2020 | 8:15

    Ka një javë që kur numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Kosovë vazhdon të jetë i madh.


    Ky numër ishte i lartë edhe gjatë natës së mbrëmshme kur u konfirmuan 82 raste të reja. Kjo ka bërë që numri total i të gjitha rasteve të konfrimuara pozitive të arrijë në 1998.

    996 është numri rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë, gjersa numri i të shëruarve është 980.

    Rastet e fundit janë në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregëtare dhe biznese private.

    Sipas IKSHPK-së rritja e rasteve me koronavirus dërgon drejt mbingarkimit të institucioneve shëndetësore, gjegjësisht të Klinikës Infektive.

    Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 19 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 8.680.002 raste të COVID-19 dhe 458.852 raste të vdekjes

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!