×
  • Lajme
  • Lajme

    A do bëhet pjesë e Qeverisë PDK-ja? Flet zëdhënësi i partisë

    Reporteri
    10 Tetor 2020 | 20:02

    Partia Demokratike e Kosovës, ka shuar edhe njëherë  të gjitha zërat që e ndërlidhnin këtë parti me hyrjen në qeverinë aktuale të drejtuar nga Avdullah Hoti.


    Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi, me anë të një postimi në Facebook, ka shtuar se hyrja në qeveri as nuk është diskutuar në organet e partisë.

    Sipas tij, mediat po e thonë të kundërtën e asaj që po e deklarojnë zyrtarët e PDK-së.

    Postimi i plotë:

    Sot, në disa portale dhe media, është shpërndarë lajmi se kinse PDK ka dhënë shenja për të qenë pjesë e koalicionit qeverisës, ose nuk është duke e mohuar pjesëmarrjen e saj në koalicionin qeverisës në të ardhmen.

    Ndërsa, kur e lexon ose e degjon intervistën e prof. Enver Hoxhajt, është e kundërta e asaj që thonë këta tituj e lajme.

    Edhe pse e kemi përseritur shumë herë, disa media po vazhdojnë ta thonë të kundërtën e asaj që ne e kemi thënë.

    PDK është në OPOZITË, hyrja në qeveri as që është trajtuar nga organet e partisë!.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!