×
  • Lajme
  • Lajme

    A do ketë ashpërsim të masave? Zemaj flet pas takimit me kryetarët e Komunave

    Reporteri
    14 Dhjetor 2020 | 18:00

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas takimit të sotëm me kryetarët e komunave, ka deklaruar se është e domosdoshme të vazhdohet me masat që janë në fuqi.


    Zemaj ka shkruar në Facebook se në takimin e sotëm virtual është bërë vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend dhe është diskutuar se si do të vazhdohet në dy javët e fundit të vitit.

    “Derisa kemi parë që masat e marra sipas kategorizimeve kanë pasur efektin e vet është më se e domosdoshme që të vazhdohet tutje me këto masa. Është konstatim i përbashkët që duhet të jemi sa më të vëmendshëm dhe strikt sa i përket  mos lejimit të shtrirjes së infeksionit në vendin tonë”, ka shkruar Zemaj.

    Ai ka thënë se bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti, kryetarët e komunave dhe IKSHPK’në, po koordinohen para marrjes së masave anti-Covid për fundvit.

    “Bashkë me kryetarët e komunave dhe me kryeministrin Hoti, me IKSHPK-në, do të jemi në kontakte të vazhdueshme dhe në koordinim të plotë para marrjes së vendimit sa i përket masave anti Covid për fundvit”, ka shkruar Zemaj.

    Statusi i plotë i Zemajt:

    Në takimin e sotëm virtual me kryetarët e komunave, kemi bërë një vlerësim të situatës epidemiologjike në vend si dhe një bashkërendim se si të ecim tutje në këtë dy javët e fundit të vitit.

    Derisa kemi parë që masat e marra sipas kategorizimeve kanë pasur efektin e vet është më se e domosdoshme që të vazhdohet tutje me këto masa.

    Është konstatim i përbashkët që duhet të jemi sa më të vëmendshëm dhe strikt sa i përket  mos lejimit të shtrirjes së infeksionit në vendin tonë.

    Ftoj qytetarët, të jenë të kujdesshëm, të vëmendshëm dhe të zbatojnë masat anti Covid.

    Ne e kemi obligim ligjor, obligim ndaj qytetarëve, secili në përgjegjësit e veta, në radhë të parë ta ketë ruajtjen e shëndetit publik, ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, si prioritet mbi prioritetet.

    Bashkë me kryetarët e komunave dhe me kryeministrin Hoti, me IKSHPK-në, do të jemi në kontakte të vazhdueshme dhe në koordinim të plotë para marrjes së vendimit sa i përket masave anti Covid për fundvit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!