×
  • Lajme
  • Lajme

    A do ta drejtojë Vjosa Osmani seancën e sotme të Kuvendit, flasin nga kabineti i saj

    Reporteri
    03 Qershor 2020 | 9:48

    Qeveria e re e Kosovës pritet të votohet sot në Kuvend. Kur kanë mbetur më pak se dy orë nga fillimi seancës për votimin e Qeverisë Hoti, nga kabineti i Vjosa Osmanit nuk e dinë ende nëse kryeparlamentarja do ta drejtojë atë.


    Bekim Kupina, këshilltar i kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, ka thënë se drejtimi i seancës është aspekt teknik.“Deri në seancë janë edhe dy orë.

    Drejtimi i senacës është aspekt teknik. Por, do ta shihni”, ka thënë Kupina për Gazetën Sinjali.

    Osmani, që është edhe nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kishte dalë kundër rrëzimit të qeverisë dhe është shprehur po ashtu kundër krijimit të një qeverie të re me Avdullah Hotin kryeministër.

    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë dje se “Vjosa Osmani vendos vetë nëse do ta udhëheqë këtë seancë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!