Presidenti Hashim Thaçi dje në një konferencë për media i bëri thirrje qeverisë që të jetë e përgatitur dhe të marrë masat e nevojshme.
“Ftoj qeverinë të marrë ndonjë vendim preventiv, sa më shpejt që është e mundur, sa i përket shkollave dhe tubimeve publike. Vendimet duhet të merren me kohë, mundësisht sot”, tha Thaçi, shkruan Reporteri.net.
Ndryshe, pas mbledhjes së Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës lidhur me koronavirusin në Kosovë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bëri të ditur se nuk ka konronavirus në Kosovë dhe se tash për tash 5 raste po testohen, kurse deri tani janë testuar 57 raste të cilat kanë rezultuar negative. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.