×
  • Lajme
  • Lajme

    A do ta njihni pavarësinë e Kosovës? Kryediplomati grek përgjigjet prerë

    Reporteri
    09 Tetor 2020 | 12:42

    Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, po qëndron për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës. Ai në aeroport është pritur nga kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, ndërkohë në Prishtinë është takuar edhe me kryeministrin Hoti.


    Dendias nga gazetarët është pyetur për punën e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Greqia, megjithatë s’ka dhënë ndonjë përgjigje specifike.

    Ai ka thënë se puna e njohjes nuk është punë shprese, por e vendosjes së raporteve diplomatike të dy vendeve.

    “Nuk është çështje shprese, por çështje e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve”, ka thënë Dendias.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!