×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të jetë Vlora Çitaku kandidate e PDK-së për presidente, tregon Bedri Hamza

    Reporteri
    11 Tetor 2020 | 21:02

    Pas tërheqjes nga pozita e ambasadores në SHBA, emri i Vlora Çitakut ditëve të fundit është spekuluar si i mundshëm për kandidate për presidente.


    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, në REPORTERI/INTERVISTA ka thënë se nuk është diskutuar në strukturat e partisë një gjë e tillë.

    “Nuk mundem me spekuluar, s’kam parë diçka konkrete, është çështje që diskutohet brenda strukturave të PDK-së. Për 21 vjet në PDK ka njerëz që janë aty, ka më të ri që janë bashkangjitur, ka mendime të ndryshme, ka debat të shëndosh, dikush mendon ndryshe, dikush ndryshe, mirëpo kur të merret vendimi me një disiplinë e respektojmë. S’kam pa dçcka konkrete, pa parë diçka konkrete nuk mundem me fol”, ka thënë Hamza.

    Ai ka thënë se për të zgjedhur presidentin nevojiten 80 vota, 80 deputetë me qenë në sallë dhe me marrë pjesë në votim.

    /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!